Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit cakton mbledhjen e radhës më 13 nëntor
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për mbledhjen e rregullt, e cila do të mbahet më 13 nëntor 2024 (e mërkurë).
Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 10:00.