Kryetari Haskuka dhe drejtoresha Vezgishti vizituan shkollat në Planejë e në Piranë
Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtoresh Xhemile Vezgishi sot kanë vizituar me qëllim pune fillimisht shkollën ‘’Vëllëzërit Frshëri’’ në Planejë ku janë njoftuar nga drejtori Halil Shehu , por ngrohjen që tashmë po funksionon dhe për punën me nxënës të kësaj vatre shkollore ;por edhe për hapësirat tashmë i duhet pasur më të zgjeruara kjo shkollë. Kryetari Haskuka tha se tashmë këtu e pamë se ndihma e komunës për ngrohje po mirëpritur nga këta nxënës dhe nxënësit bile me shqetësim e kanë marrë gjysmëvjetorit të parë, mirëpo në në të ardhme do të shohim edhe mundësinë që kjo shkollë të ketë në hapësirë shtesë. Drejtoresha Xhemlie Vezgishi tha se këtu mendojmë të shtojmë hapësirat dhe të krijojmë kushte sa më të mira, prandaj edhe mendojmë që vitin që vie të fillojmë këtë pjesë shtesë
Drejtori o Shkollës Halil Shehu ka falënderuar për ngrohjen qendrore, dhe ta se është një fat i mirë që këtu numri i nxënësve nuk ka shënuar rënie.
Pas kësaj kryetari Haskuka dhe Drejtoresha Vezgishi e kanë vizituar edhe ndërtimin e shkollës së Piranës ku drejtori i kësaj shkolle Besnik Tarjani i njoftoi për punimet që janë bëtë në ndërtesën e re shkollore. Kryetari Haskuka tha se besojmë tani pas disa pengesave me këtë shkollë për shkak të kompanisë që e ka filluar ka pasur probleme tash kemi një kompani tjetër e cila besojmë se po i kryen para kohe punët e kontraktuara
Drejtoresha Vezgishi me këtë rast tha se besojmë që në vitin që vije kjo shkollë të përfundojë dhe të kemi një shkollë me klasa shumë e me shumë kabinete.
Drejtori Besnik Tarajni ka falënderuar komunën dhe kryetarin Haskuka e tha se besojmë që vitin që vije të kemi ndërtesën e re ,sepse kjo e vjetra është në gjendje jo të mirë tha ai. Aktualisht në Piranë mësimi e vazhdojnë edhe nxënësit e fshatit Arbanas ,sepse atje shkolla është në renovim e sipër.