Kryetari Haskuka dhe drejtori Kizolli uruan banorët për renovime e banesave kolektive
Sot,kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,nenekryetari Visar Shehu, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli deh stafi i kësaj drejtorie vizituan banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. Banesa e parë që u vizitua ishte përballë Qendrës Sportive, kurse ajo e dyta në lagjen Lakuriq, në afërsi të parkut të ri. aty ka tani më ishin kryer edhe lyerja e korridoreve pas plotë gjashtë dekadash që nuk ka pasur asnjë renovim dhe ky renovim ishte shumë i domosdoshëm tregon kryetari Haskuka i cili tha se këtu janë kryer punimet me participim dhe besojmë se edhe kështu kemi krijuar kushte më të favorshme sidomos për fëmijët të cilat tani më kanë kushte edhe më të mira, Duke pa kërkesat e mëdha besojmë se në këtë drejtim do të punojmë edhe më shuam sepse në lyrje të korridoreve ende ka hapësirë për të intervenuar tha i pari i komunës. Drejtori Beni Kizolli me këtë rast ka theksuar se duke ditur se prioritet e i drejtorisë sonë janë kujdesi edhe për banimet kolektive. Tani më po përfundojmë renovimin kulmit të 12 të këtij viti katër janë finalizuar, kurse meremetime të korridoreve i kemi bërë 9 raste e kemi mundësi për të bërë 50 raste deri në fund të këtij projekti, ku për këto drejtoria jon ka të ndarë 100 mijë euro tha ai. Banorja e banesës në lagjen’’Lakuriq’’ zonja Vjollca Bajraktari, shprehet shumë e kënaqur më këtë punime dhe falënderon kryetarin komunës që tani së paku kanë mundësi të banimit në kishte normale. Derisa kryetar Haskuka me këtë rast tha se duke pa këtë nevojë që është edhe emergjente ne do të shohim që nga fondet për shërbime publike të punojmë edhe më shuam në kulme dhe fasadim të banesave kolektive