Kryetari Haskuka dhe drejtori Krasniqi, i bënë një vizitë Impiantit të Ujërave të Zeza në fshatin Vlashnje

0

Sot,kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, i bënë një vizitë Impiantit të Ujërave të Zeza në fshatin Vlashnje, për të parë nga afër punët që po realizohen në këtë impiant. Ku me këtë rast u pritën nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit Ekzekutiv Zenel Zenelaj dhe Menaxher i Departamentit të Ujërave të Ndotura inxhinieri Lulzim Paçarizi, ku nga afër edhe e panë procesin e punës së këtij impianti. Kryeteri i Komunës Mytaher Haskuka me këtë rast tha se tani ky impiant është duke punuar me gjysmë kapaciteti sepse kjo është mundësia e derdhjes së ujërave të ndotur në këtë impianti, këtu është një model për Kosovën pasi që është projekti i parë në Kosovë, dhe është një donacion i Gjermanisë  Bashkë me Ministrinë si dhe ne komuna, Ne tani  ministrisë ia kemi dorëzuar borxhin prej 980 mijë euro dhe besojmë se të gjitha procedurat ligjore të komunës ndaj impiantit janë kryer. Kurse drejtori Osman Krasniqi , është fokusuar mbi faktin se përmes këtij impianti qendror është duke u pa mundësia që edhe në fshatra të gjendet mundësia e formës së pastrimit të ujërave të ndotura që së fundi të shkojnë në rrjedhën e Drinit ujërat e pastërti. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit Ekzekutiv Zenel Zenelaj, pohoi se ky është një projekt madhor ku grand nga Gjermania përmes KFV ka dhuruar 12 milion euro si dhe Ministria e poashtu edhe komuna . Menaxheri i Departamentit të Ujërave të Ndotura inxhinieri Lulzim Paçarizi, me këtë rast ka saktësuar se tani jemi në testin provues gjashtë muaj plus gjashtë dhe deri më tani miliona kub janë pastruar, kurse ne presim që i tërë Prizreni së shpejti të kyqet në këtë impiant e edhe një formë të dytë të pastrimit me janë impiantet natyrale po mendojmë ta bëjmë në fshatra që pastaj për 130 mijë banorët e Prizrenit të bëjmë trajtimin ujërave të ndotura tha ai.  Impianti është i pari në Kosovë e këtë e uruan edhe kryetari dhe të tjerët edhe për komunat tjera ,sepse tashmë është kërkesë ndërkombëtare që rrjedhat e ujërave në shtetet tjerë mund të bëhen vetëm si të trajtuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *