Kryetari Haskuka fletë për qeverisjen e Prizrenit,akuza të shtuara mes NIsmës dhe atij
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka mohuar se është duke u negociuar bashkëqeverisja me PDK-në.
“Nuk kemi pas takime lidhur me këtë temë”, ka treguar Haskuka në paraqitjen e fundit në Klan Kosova.
Ai, ka pranuar se është duke qeverisur vetë pas prishjes së koalicionit me Nismën dhe LDK-në.
“Jemi në qeverisje vetë”.
Haskuka tha se opozita nuk mund të rrëzojë nga posti i kryetarit të Prizrenit.
“Opozita nuk mund të më rrëzojë sepse sic e dini kryetari zgjedhet nga qytetarët”.
Ai beson se Prizrenin do ta qeverisë edhe në mandatin e dytë.
“Edhe pas zgjedhjeve të ardhshme do të vazhdoj qeverisjen në Prizren”
Haskuka është akuzuar nga partitë opozitare për keqqeverisje të Prizrenit.
Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj tha se qytetarët janë duke vuajtur pasojat e mungesës së performancës së pushtetit lokal.
Ai, tregon se Auditimi ka evidentuar dështimin e kësaj qeverisje.
“Komunës dhe kryetarit Haskuka ia ka shtuar edhe 22 rekomandime sepse ka “qeverisë mirë “!”, ironizon Totaj.
“Realizimi i investimeve kapitale vetëm 72 %, e ka diskualifikuar komunën e Prizrenit për të pasur të drejtë të pretendojë për grantin e performancës që kryesisht jepet donacion nga shtetet mike”, tha Totaj
Në anën tjetër Zafir Berisha nga Nisma pas paraqitjes në Tv,Klan Kosova ai shkruan “Mbi 10 herë ai me Jeton Jagxhiun ka ardhur dhe është gjynjëzuar para meje dhe Nismës për ta mbështetur, kur të tjerët as që pranonin ta takonin sepse e kishin ditur më mirë se unë se ky njeri se meriton as kafe me pi e jo për ta mbështetur për kryetar të Prizrenit..”
Derisa kryetari Haskuka po kështu ka regauar në faqen e tij në fb” Nuk jam gjunjëzuar dhe nuk do të gjunjëzohem para askujt, pos Zotit dhe prindërve të mi, gjunjëzim falënderues.” /qendrapress.com/