Kryetari Haskuka shkruan per aktivitet e komunës së Prizrenit

0

Vetëm disa nga punët (aktivtete dhe projekte) të kryera nga ana e komunës në dy javët e fundit.

01.10.2020

Përfundimi i shpërndarjes së pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë dhe OJQ-të, mbi 5,500 pako janë shpërndarë nga fillimi I pandemisë.

01.10.2020

Së bashku me orgaizatën “Renesance” organizimi aktiviteteve dhe shpërndarja e fletushkave “Zbulimi i Hershëm i Kancerit të Gjirit Shpëton Jetë”

01.10.2020

Thjeshtësimi I procedurave të Drejtorisë së GJeodezisë dhe Kadastrit për aplikuesit në skemat sociale, që aplikimin për dokumentacionin e nevojshëm do të bëjnë në Qendrat për Punë dhe Mirëqenjë Sociale.

02.10.2020

Përurimi I objektit të ri të shkollës “Mithat Frashëri” në fshatin Krajk të Hasit,

02.10.2020

Zyra për Komunitete dhe Kthim shpall listën përfundimtare të përfituesve të “Materialit ndërtimor për vitin 2020”.

02.10.2020

DSHP, në vazhdën e punimeve, ka filluar realizimin e projektit “Vendosja e Shenjëzimit Horizontal dhe Vertikal” në hyrje dhe dalje të Prizrenit

03.10.2020

Organizimi I edicionit të 31-të të festivalit ikononik “Zambaku i Prizrenit”

04.10.2020

Organizimin e edicionit të 15- të festivalit të të automjeteve klasike “Oldtimer-Fest 2020” (4tetor)

04.10.2020

Pjesëmarja në hapjen e sezonit turistik vjeshtë-dimër Shqipëri-Kosovë

05.10.2020

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” me shoqatat e arkitektëve.

05.10.2020

DTZHE fillon procedurën për vazhdimin e punimeve të fazës së dytë të projektit të Downhill-it

05.10.2020

DSHP fillon punimet për furnizimin dhe montimin e kapakëve dhe ujëmbledhësve nëpër rrugët e komunës së Prizrenit

06.10.2020

Organizimi i trajnimin 4 ditor për stafit mjekësor për COVID-19 në QKMF.

06.10.2020

Përurimi i sallës së edukatës fizike në shkollën “Dëshmorët e Kabashit” në fshatin Korishë

07.10.2020

Vizitë në punimet tek përfituesit e projektit “Ngritja e Serrave me Participim” në fshatin Atmaxhë

07.10.2020

Fillon faza e tretë e aplikimeve për shfrytëzim të hapësirave me qira në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve

07.10.2020

Shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjienike nga DPMS tek Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.

09.10.2020

Hapja e Ekspozitës fotografike “Shpendët Migrues”, për nder të “Ditës Botërore të Shpendëve Shtegtarë”

09.10.2020

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapsinor organizon takim informues me pronarët e parcelave që gjenden në “Zonën e Industrisë së Lehtë”.

10.10.2020

QKMF, për dy ditë rresht ofron kontrolle të përgjithshme mjekësore me qëllim të zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit tek femrat

10.10.2020

Mbahet afati i dytë të Maturës Shtetërore 2020, DKA.

12.10.2020

Komuna e Prizrenit fillon testet serologjike IgM dhe IgG per COVID-19 në shëndetësinë primare!

12.10.2020

DPZHR shpall listën preliminare të përfituesve të projektit “Furnizim me mekanizëm bujqësor” – me participim.

13.10.2020

Përurimi i projektit, “Ndriçimi Publik i Fshatrave me Komunitete”, në Lubizhdë

13.10.2020

Njoftimi për “Thirrje publike: Subvencionimi i bizneseve të dëmtuar ekonomikisht për shkak të pandemisë COVID-19”

13.10.2020

Njoftimi për “Thirrje publike: Subvencionimi i OJQ-ve dhe individëve, programi i punës i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit”

15.10.2020

DBZHR ka shpallur listën preliminare e përfituesve të mundshëm për projektin, “Furnizim me mëshqerra gravide” me participim

15.10.2020

DBZHR bënë thirrje për aplikim: Ngritja e pemishteve me pemë arrore, me participim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *