Kryetari Haskuka tha rruga’’Mehmet Hasi’’ rrugë e rëndësishme

0

                   Sot,kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Osman Krasniqi vizituan rrugën “Mehmet Hasi” në lagjen ish  ‘’Tusus’’,tani ‘’Lagjja e trimave’’ ku bënë inspektimin e punimeve infrastrukturore të realizuara në këtë rrugë. Kryetari  Haskuka pas  kësaj vizite tha se ‘’Tani   po e shohim se  edhe kjo rruhu është në përfundime  sipër  dhe  këtu  kjo rrugë  ka rëndësi  të madhe, sepse  këtu kemi pasur  shumë  mbeturina të cilat janë  hequr dhe  është  punuar  edhe   në infrastrukturën  nëntokësore e tani  së shpejti kjo rrugë  po  përfundon dhe  po e bënë  lidhjen  e qytetit edh me fshatrat tjera  dhe vete  pjesën e qytetit. Për shkak të rreshjeve të mëdha dhe ujërave sipërfaqësore, në këtë rrugë është bërë ndërtimi i kanalizimit atmosferik me gjatësi 398m, si dhe pjesa ku është punuar për këtë kanalizim, ku edhe rruga ekzistuese ka qenë mjaft e dëmtuar, është shtruar më asfalt, në gjatësi prej 305 m dhe gjerësi 6,4 m. Përveç kësaj, në njërën anë të kësaj rruge është duke u punuar edhe për rregullimin e trotuarit, në gjerësi prej 2m.

                Drejtori Osman Krasniqi  fillimisht tha se kjo rrugë kë shumë rëndësi  sepse  është një rrugë strategjike, për faktin se  lidhë këtë pjesë të  Prizrenit dhe  shkarkon rrugët tjera  andaj  e kemi ndërtuar edhe urën, Kurse  kjo rrugë   është  kryer në afatin kohorë të paraparë  dhe sipas standardeve  të kërkua   tha  Krasniqi. Vlera e kësaj rrugë u tha se është  100 mijë euro dhe   rëndësia e kësaj rruge është e shumëfishtë . Kjo rrugë është mjaft e rëndësishme, meqë mundëson lidhjen me Hoçën e Qytetit (me rrugën e vjetër), e cila është në ndërtim e sipër, kështu që qytetarët e këtij rajoni do të kenë mundësi që të arrijnë shumë më shpejtë në këtë fshat. Po ashtu në të ardhmen, pas realizimit të procedurave të shpronësimit, kjo rrugë do të mund të lidhet edhe me rrugën kryesore Prizren-Kukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *