Kryetari Haskuka u zotua se në mandatin e dytë, Prizreni do të bëhet kryeqytet i zhvillimit

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! prof. dr. Mytaher Haskuka, vizitoi kandidaten për asambliste, Elita Çoçaj dhe familjen e saj.

Në këtë takim u diskutua për nismat e ndërmarra në këto katër vite, me theks të veçantë për projektet në fshatin Gjonaj, ku u theksua se në këtë fshat është ndërtuar QMF me të gjitha standardet, ndërtimi i ujësjellësit, ku tanimë qytetarët e këtij fshati kanë ujë 24 orë, është investuar në infrastrukturë dhe në kanalizime.

Kryetari Haskuka u zotua se në mandatin e dytë, Prizreni do të bëhet kryeqytet i zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit.

Kryetari Haskuka e falënderoi për mikpritje Elitën dhe familjen e saj dhe u dakorduan që nuk do ta ndalin angazhimin që në mandatin e dytë të bëjnë edhe më shumë punë të mira për fshatin Gjonaj dhe gjithë Prizrenin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *