Kryetari i KBI në Prizren Besim efendi Berisha ka uruar besimtarët për festën e Fitër Bajramit

0

  Kryetari i KBI  në  Prizren Besim efendi  Berisha,sot  ka  uruar  festën e  fitër Bajramit duke  kujtuar se   pas një muaji përkushtim e sakrificë, nesër besimtarët myslimanë do të shënojnë ftesën e Fitër Bajramit. Sonte është nata e madhe, nata e Fitër Bajramit. Muaji i Ramazanit në vete ka bartur ibadete të veçanta. Po ashtu gjatë këtij muaji kemi shtuar ibadetet dhe adhurimet. Ishim më pranë më të dashurve tanë. Pas një muaji agjërimi, sakrificë dhe përkushtim nesër besimtarët shënojnë Fitër Bajramin. Është  e përafrimit dhe  respektit e dashurisë ,ka thënë Berisha.“Edhe këtë Bajram po e presim duke u përball me pandeminë COVID-19, e cila ka shkaktuar pasoja të mëdha në të gjitha rrafshet. Lutemi që të infektuarit të gjejnë shërim sa më parë. Nesër do të jemi në xhamitë tona për ta fal namazin e Fitër Bajramit. Kemi hequr dorë nga ana ceremoniale e festimit të Fitër Bajramit. Në xhamitë tona do të jemi duke respektuar protokollet antiCOVID. Duhet të kemi kujdes për shëndetin publik, pasi pandemia ende nuk ka mbaruar. Kudo që jeni uroj dhe përgëzoj për festën e Fitër Bajramit”, ka thënë ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *