Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj po qëndron i shtruar në QKUK
Pas gjendjes së infektimit kryetari I komunës së Malishevës Ragip Begaj po qëndron në QKUK , lidhur me këtë shkruan Hisni Lilaj dhe pohon-’’Të dashur miqë, të dashur qytetarë të Komunës Malishevë; sot u informova se Kryetari i Komunës Z. Ragip Begaj po qëndron i shtruar në QKUK i prekur nga Covid 19. Unē lutem për shëndetin dhe shërimin e shpejtë të tij. Unë isha bashkë me Ragipin në rrugëtimin tonë për liri dhe ndërtim të vendit. Sot jemi opozitar në politikë por mbetemi shokë në përjetësi, sepse shumë gjëra na bashkojnë! Nga zemra i uroj shërim të shpejtë, kthim te familja dhe në drejtimin e Komunës si Kryetar i zgjedhur nga populli! Shërim të shpejtë miku im!””/qendrapress.com/