Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëkohësisht kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, vizitoi kandidaten për asambliste Fexhrije Kastrati dhe familjen e saj.
“U diskutua për zotimet e realizuara për katër vite dhe me theks të veçantë, subvencionimin e pjesëmarrjes së bizneseve në panaire ndërkombëtare, sepse pjesëmarrja dhe ekspozimi i bizneseve vendore lobon dhe promovon ekonominë vendore, ambientin e të bërit biznes në Republikën e Kosovës dhe njëherësh paraqitjen e tyre në konkurrencë të plotë me të gjitha shtetet evropiane. Me këtë rast, kryetari Haskuka ka njoftuar edhe për mbështetjen e ofruar për bizneset gjatë pandemisë, si dhe për kurset e mbajtura për gra, me qëllim të përfitimit të aftësive profesionale dhe integrimit të tyre në tregun e punës”, thuhet në njoftim të këtij subjekti, përcjellë PrizrenPress.
Po ashtu, kryetari Haskuka u zotua se gjatë mandatit të dytë Prizreni do të bëhet kryeqytet i zhvillimit ekonomik dhe punësimit.
Haskuka e falënderoi për mikpritje Fexhrijen dhe familjen e saj dhe u dakorduan që nuk do ta ndalin angazhimin që në mandatin e vijues të bëjnë edhe më shumë punë të mira për Prizrenin.