Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj i bashkëshoqëruar nga drejtori Islam Ukimeri,në SHBA me agjendë të ngjeshur zyrtare.
Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj i bashkëshoqëruar nga drejtori i Inspektorateve Islam Ukimeri, po qëndrojnë në SHBA dhe atje po realizojnë një agjendë të ngjeshur zyrtare, duke takuar president qytetesh metropole, për marrëveshje binjakëzimesh ,President universitetesh dhe delegacione tjera zyrtare në SHBA.
Gjatë vizitës në shtetin Virxhinia të SHBA-ve,kryetari Totaj njofton se ‘’ Nënshkruam marrëveshjen e binjakëzimit të Prizrenit me qytetin Harrisonburg të Virxhinias, që do të shërbejë si urë për marrëdhëniet tona në arsim, shkencë, biznes, kulturë, sport, etj.
Në takimin me Kryetaren e Komunës së Harrisonburg, Deanna Reed, menaxherin e qytetit, ‘’Ande Banks’’ dhe zyrtarët komunalë u zotuam për zgjerimin e bashkëpunimit përmes projekteve në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.
Gjithashtu, zhvilluam një takim frytdhënës me Presidenten e Eastern Mennonite University (EMU), Susan Schultz Huxman dhe pronarët e bizneseve të Harrisonburg.
Ndërsa, një pritje të ngrohtë përjetuam gjatë vizitës në James Madyson University (JMU), ku, profesoresha e Shkencave Politike, Dr. Jennifer A. Taylor na organizoi një bashkëbisedim me studentë të këtij universiteti me ç’rast diskutuam për Prizrenin e Kosovën në përgjithësi si dhe për mundësinë e shkëmbimit të studentëve dhe përvojave kulturore të vendeve tona’’
Por jo vetëm kaq kryetari Totaj dhe drejtori Ukimeri diskutojnë edhe për bashkëpunimin në arsim universitar. Lidhur me këto kryetari Totaj shkruan’’.Kisha kënaqësinë ta takoj Presidentin e Universitetit publik të Harrisonburg, Virxhinia, James Madyson University (JMU), Jonathan R. Alger, Zëvendës Presidentin, Nick Langridge me bashkëpunëtorë, me të cilët diskutuam për mundësitë reale të shkëmbimit të studentëve të Prizrenit e të Harrisonburg, si dhe për zhvillimin e projekteve për ngritjen e cilësisë së arsimimit në universitete’’. Takimi i kryetarit Totaj në SHBA për Prizrenin ka domethënie të madhe e jo vetëm për Prizrenin por edhe për politikën ndërkombëtare të Kosovës,
Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj i bashkëshoqëruar nga drejtori Islam Ukimeri,në SHBA me agjendë të ngjeshur zyrtare/www.QendraPress.com/