Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar të premtën një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ai ka njoftuar se ka takuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj., ka shkruar Totaj në llogarinë e tij në Facebok.
Shkrimi i tij i plotë:
TIRANA
Sot, vizituam Bashkinë e Tiranës ku u pritëm nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe ekipi i tij.Ishte një ditë e mrekullueshme, me energji pozitive, e mbushur me aktivitete dhe takime, ditë plot gjallëri siç është dhe Tirana Mundësitë e bashkëpunimi mes kryeqytetit të Shqipërisë Tiranës dhe kryeqytetit shpirtëror e historik të Shqiptarisë Prizrenit janë të shumta, ky takim është hapi i parë drejt një rrugëtimi të gjatë të zhvillimit të përbashkët.
Falenderojmë miqt tanë për pritjen e jashtëzakonshme, poashtu falenderojmë Drejtoren Ekzekutive të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon Unioni i Bashkive, Andriola Kambo, për organizimin e mrekullueshëm të kësaj vizite.