Kryetari i komunës Shaqir Totaj sot ,priti klubin e Basketbollistëve KBF”Junior-06 Moni Bau” Prizren.
Kryetari i komunës Shaqir Totaj , i bashkëshoqëruar edhe nga nënkryetari i komunës Kujtim Gashi dhe drejtori i kulturës Rinisë dhe Sportit Adem Morina sot, kanë pritur klubin e basketbollistëve femrave ‘’Juniori-06 Moni Bau’’ bashkë me trajnerin këtij klubi Ramush Rushitin, me këtë rast kryetari Total ka përgëzuar vashat e këtij klubi duke uruar edhe për fitoren e kupës në kuadër të garave të Kosovës. Ai tha se ndihet krenar që basketbolli në Prizren po shënon rezultate të mira, Kurse basketbollistja Albulena Dakaj më këtë rast kryetarit Totaj ia dha edhe një medalje si dhe e falënderoi për përkrahjen e që po u jep klubit të basketbollistëve. Kryetari tha se pasi edhe vetë ka luajtur basketboll po ndihet i lumtur që Prizreni po shënon fitore në basketbolli. Trajneri Ramush Rushiti me këtë rast tha se fal bashkëpunimit që kemi me kryetarin Totaj i cili ka bërë shuam për sportin e e veçanërisht edhe për basketbollin ne do të vazhdojmë të kemi suksese pasiqë që vitin e shkuar ishim edhe kampion në U-16. Kurse kemi synime të përhershme të shënojnë suksese edhe më të mëdha .Basktbollsitet më këtë rast bënë edhe fotografi të përbashkët dhe falenderuan përkrahjen e komunës si Prizrenit dhe kryetarit Totaj.