Kryetari i Odës Ndërmarrësve Zejtarëve z Afrim Tejeci , ka vizituar z. Besnik Vasollin

Kryetari i Odës Ndërmarrësve Zejtarëve Mrc Afrim Tejeci , ka vizituar z. Besnik Vasollin, duke i uruar detyrën e re si Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Me këtë rast, Kryetari Tejeci e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në shtyrjen përpara të agjendave të përbashkëta për avokimin e interesave të komunitetit të biznesit. Kryetari Tejeci informoj rreth Ligjit të Zejtarisë,që hap rrugë formimit të Odës Nacionale Zejtare të Kosovës.
Palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe forcuar më tej bashkëpunimin në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset vendore dhe ato Gjermane.