Kryetari i PDK Memli Krasniqi nga Prizreni përcjellë mesazhin e festës së 28 Nëntorit sepse ky qytet ishte për bashkimi më i madh i kombit
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, sot ka zgjedhur Prizrenin që pikërisht nga qyteti i besëlidhjes shqiptare të përcjellë gëzimin dhe mesazhin po kështu të madh të festës më të madhe të kobit shqiptar festën e Flamurit. Ai i bashkëshoqëruar edhe nga Ramë Buja e anëtar të tjerë të PDK-së dhe kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj si dhe kuvendarë të PDK dega në Prizren vendosen kurorë lulesh tek Shtëpia e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit. Ai tha se nga koha e të parëve nga koha e Skënderbeut, e deri tek ngritja e flamurit në Vlorë e për të arritur për një shekull sakrificë për shkak të padrejtësive që iu bë Kosovës, erdhi deri tek dalja në skenë të UÇK-së dhe kushtrimi i i komandantit legjendar Adem Jashari për të ardhur di tek dita e sotme dhe liria e pavarësia e kësaj feste madhore dhe vazhdoi. Pas kësaj ceremonie ai bëri edhe një shëtitje në qytet për të takuar edhe qytetarë e për ti uruar këtë festë të madhe të kombit./www.qendrapress.com/