Kryetari i Prizrenit priti komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur komendantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas dhe ambasadorin Mustafa Babür Hizlan. Ata , në këtë takim kanë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me stabilitetin e gjendjes së sigurisë në Kosovë, veçanërisht në qytetin e Prizrenit.
Gjatë bisedës theksuan rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe autoriteteve lokale për adresimin e çështjeve të sigurisë. Gjithashtu, diskutuan për sfidat e sukseset e qeverisjes lokale dhe forcimin e marrëdhënieve mes administratës e qytetarëve të Komunës së Prizrenit si dhe nxitjen e pjesëmarrjes së tyre në proceset e qeverisjes.