Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj paralajmëron mobilizim për arsim.
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bashkëbiseduar me punëtorët e
Drejtorisë së Arsimit.Ai, ka kërkuar mobilizim për rregullimin e sistemit të arsimit në Prizren.“Në vazhdën e takimeve në drejtoritë komunale, sot vizitova Drejtorinë e Arsimit, ku na priti drejtoresha, Luljeta Veselaj Gutaj dhe gjithë stafi i DKA-së”, shkruan Totaj.“Bashkëbiseduam me gjithë punonjësit për problemet e sfidat me të cilat përballen ata, mësimdhënësit dhe nxënësit, po ashtu diskutuam për strategjitë që duhet ndërtuar dhe punët që na presin, drejt rregullimit të sistemit të arsimit në Komunën e Prizrenit”.“Ngritja e cilësisë në arsim, menaxhimi i proceseve në mënyrë adekuate, mbarëvajtja e mësimit në institucionet shkollore, siguria në shkolla dhe përmisimi i funksionimit të drejtorisë së arsimit, janë hapa të rëndësishëm që do merren nga qeverisja aktuale lokale për të mundësuar nivel më të kënaqshëm të arsimit në Komunën e Prizrenit”.