Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, sot, ka organizuar një konferencë për media për pretendimet e ministrit të MKRS-së rreth rastit të rrënimit të objektit “Saraji i Vjetër” në Prizren.
Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, pasi që në një konferencë për shtyp ka akcentuar emrin e tij, ministri i Kulturës Hajrullah Çeku, ai sot, ka organizuar një konferencë për media për pretendimet e ministrit të MKRS-së rreth rastit të rrënimit të objektit “Saraji i Vjetër” në Prizren. Konferenca tha është jo për të shfajësuar veten, por për ta paraqitur realitetin e asaj zone. Ku lidhur me këtë rast ka paraqitur faktet se emri i tij është përmendur krejt gabimisht edhe për faktin se kryetari nuk është marrë aspak më këtë lëndë, Sepse lidhur me këtë lëndë janë marrë drejtoria përkatëse e pastaj ka sjellë edhe të gjitha dëshmitë se ajo pjesë , kur është dhënë pëlqimi i Drejtorisë së Urbanizmit nuk ka qene nën mbrojte si zonë historike.. Po kështu, ka paraqitur edhe dëshmi për secilën periudhë të asaj pjesë si dhe procedurat përkatëse që Drejtoria e Urbanizmit në Prizren ka punuar në bazë të urdhëresave dhe ligjeve të caktuara në fuqi. Dhe se pas pëlqimit Ministria atë pjesë e ka futur si zonë e mbrojtur historike. Kjo padyshim se mund të parashtrojë edhe pyetjen se cilat janë kriteret për të shpallur një hapësirë apo objekt si zonë të mbrojtur historike.
Kryetari Totaj me këtë rast ka paraqitur secilin nga vendimet veç e veç të cilat tashmë komuna i posedon dhe në fillim e në fund u mbështetë mbi citatet se e vërteta është gjithmonë një .