Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj vazhdon takime të rëndësishme në SHBA
Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, i bashkëshoqëruar edhe nga drejtori i Inspektorateve Islam Ukimeri, vazhdon takime të rëndësishme në SHBA .Pos takimeve shumë të rëndësishme që ka pasur me administratën e shumë shteteve dhe qyteteve në SHBA, ai po takon edhe komunitetin shqiptar që po vepron në SHBA.Ai në faqen e tij në fb sot shkruan.’’
‘’Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari Shaqir Totaj vizitoi edhe organizatën Pan-Shqiptare “Vatra” në Neë York, ku, u prit nga Kryetari Elmi Berisha i cili e njoftoi Kryetarin Totaj për aktivitetet e shumta të kësaj organizate në shërbim të komunitetit shqiptar në Amerikë.
Duhet theksuar se anëtarë të shquar të “Vatra”-s kanë qenë personalitetet e njohura Fan S. Noli dhe Faik Konica, të cilët kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë dhe kulturën shqiptare në SHBA-të.
“Forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimi me organizatat shqiptare në diasporë është më se i domosdoshëm për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, në interes të kombit tonë” – theksoi Kryetari Totaj.’’ . kryetari Totaj tashmë me këto takime padyshim se ka shtuar edhe reputacionin komunës së Prizrenit./ëëë.QendraPress.com/