Kryetari i Prizrenit Shaqir TOTAJ, viziton selinë e OKB’së dhe merr takim të rëndësishme në SHBA

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj,dhe bashkëshoqëruesi i tij Islam Ukimeri, gjatë vizitës  në ShBA, e kanë  vizituar edhe selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).Lidhur me këtë njofton në  llogarinë e tij të fb  kryetari Totaj.

Qëllimi i kësaj vizite, siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, ishte për t’u njohur nga afër me mënyrën e funksionimit të Asamblesë së Përgjithshme dhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën adresohen çështjet e rëndësishme globale të paqes, sigurisë dhe të zhvillimit.

“Kryetari Shaqir Totaj, gjatë vizitës në SHBA-të, ishte edhe në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për t’u njohur nga afër me mënyrën e funksionimit të Asamblesë së Përgjithshme dhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën adresohen çështjet e rëndësishme globale të paqes, sigurisë dhe të zhvillimit”, njofton Komuna e Prizrenit. Derisa  vete  kryetari Totaj  shumicën e  vizitave të rëndësishme  dhe  zyrtare që  po bën në  SHBA  po e  njofton  përmes  llogarisë së tij elektronikë, Ai  me këto takime të  frytshme edhe njëherë  po e  afirmon gjithnjë e më tepër  Prizrenin në arenën ndërkombëtare e veçanërisht në SHBA./QendraPress.com/