Kryetari i Prizrenit  Shaqir Totaj,ngushëllon familjen e Prof.Naxhi Kuçanit.

  Kryetari i komunës së  Prizrenit,Shaqir Totaj, përmes faqes së tij elektronike,  me rastin e vdekjes së  profesorit  universitar Naxhi Kuçani, ka  shprehë ngushëllimet për  familjen  dhe për të afërmit e tij , Ai shkruan ‘’ Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit shumëvjeçar universitar, Naxhi Kuçani.

z. Kuçani, ishte kontribuues edhe në jetën kulturore të Prizrenit, duke qenë anëtar i përhershëm i SHKA “Agimi”.

Pranoni ngushëllimet më të sinqerta familja Kuçani, miqtë dhe kolegët për humbjen e profesorit dhe artistit të nderuar.’’ Përfundon  kryetari Totaj