Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj,pohon: Pa komuna të forta, nuk ka Kosovë të fortë.

                  Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, ka reaguar  ndaj ligjit të miratuar për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, me të cilin kompetencat e inspektorateve komunale, duke pohuar se pa komuna të forta, nuk ka Kosovë të fortë.

Ai ka shkruar

   ‘’Të nderuar qytetarë

Si kryetar i komunës suaj, ndjej detyrim publik të reagoj fuqishëm ndaj ligjit të miratuar për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, me të cilin kompetencat e inspektorateve komunale në fushën e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë po merren nga komunat dhe po centralizohen në nivel qendror.

Ky vendim është i papranueshëm.

Ai është hap i drejtpërdrejtë kundër decentralizimit, kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kundër Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe kundër Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale, të cilën Kosova e ka pranuar si standard bazë për demokracinë lokale.

Komuna nuk është degë e administratës qendrore.

Komuna është institucion I të zgjedhurve nga qytetarët.

Inspektorati komunal është mekanizëm për mbrojtjen e konsumatorit, biznesit lokal dhe rendit në treg. Heqja e këtyre kompetencave nuk është reformë por është centralizim që dobëson komunat, rrit burokracinë dhe e largon shtetin nga qytetari.

Kjo nuk është mënyra se si ndërtohet partneritet ndërinstitucional.

Nëse dje janë merë kompetencat e inspektoratit, nesër mund të merren kompetenca të tjera në fusha vitale për komunë.

Prandaj, si kryetar komune, nuk do të hesht përballë çdo vendimi që dëmton autonominë lokale dhe interesin e qytetarëve që më kanë zgjedhur.

Decentralizimi është themel i shtetit demokratik.

Pa komuna të forta, nuk ka Kosovë të fortë.’’ shkruan kryetari Totaj.