Kryetari i Prizrenit shtron iftar për mësimdhënësit e pensionuar gjatë këtij viti shkollor,dhe asosacione tjera.

                       Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me drejtoreshën e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj kanë shtruar një iftar për të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Prizrenit të pensionuar nga data 7 mars 2021 deri me 7 mars 2022.Totaj, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ka thënë se ky iftar u shtrua në shenjë falenderimi dhe vlerësimi për kontributin dhe punën e palodhshme të tyre për fëmijët tanë, gjeneratë pas gjenerate deri në ditën e pensionimit.“Ndamë mirënjohje për ta në shenjë falenderimi dhe vlerësimi për kontributin dhe punën e palodhshme të tyre për fëmijët tanë, gjeneratë pas gjenerate deri në ditën e pensionimit. Mësimdhënësit kanë profesionin më fisnik, dhënien e dijes dhe ndritjen e mendjes së fëmijëve, andaj nderimi dhe respekti për ta nuk duhet të mungoj asnjëherë!” ka shkruar Totaj.