Kryetari I Rahovecit Latifi priti në vizitë Kryetaren e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, znj. Isabelle Moret

0

Kryetari I Rahovecit Smajl Latifi priti në vizitë Kryetaren e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, znj. Isabelle Moret.ku ai me këtë rast shkruan në fb ‘’

Sot, bashkë me kryetarin e këshillit të fshatit Krushë e Madhe, z.Selami Hoti, bashkëpunëtorë e bashkëqytetarë pritëm për vizitë Kryetaren e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, znj. Isabelle Moret, e përcjellur nga anëtarë të këshillit, Ambasadorin fuqiplotë të Zvicrës në Kosovë z. Thomas Kelly, zv/Ambasadoren, znj. Pauline Menthonnex si dhe zyrtarë të tjerë.

Vizitën e filluam me homazhe dhe nderime në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe, në nderim të 241 të rënëve për liri, 64 prej të cilëve janë ende të zhdukur. Për vizitë qëndruam edhe në KB “KRUSHA”, ku u mirëpritëm nga znj.Fahrije Hoti dhe gra të cilat janë ngritur mbi tragjedinë që u ka shkaktuar lufta, duke u fuqizuar si vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit.

Znj. Isabelle Moret e falënderova për vizitën dhe nderimin që sot i bënë Krushës së Madhe, padyshim, Zvicra ishte dhe mbeti përkrahëse e jashtëzakonshme në proceset e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës, aleate e jona e veçantë dhe historike.’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *