Kryetari i Shoqatës TUKIAD, Ragip Çesko ,shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time të thellë për Shoqatën UTSIAD

                  Në emrin tim personal dhe në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës TUKIAD, shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time të thellë për Shoqatën UTSIAD, në veçanti për Kryetarin e saj, z. Osman Servi si dhe për ndihmësin e tij, z. Ayhan Budak, për mikpritjen, bashkëpunimin profesional dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë procesit të bashkëpunimit.

Me kënaqësi të veçantë konfirmojmë se Shoqata TUKIAD dhe Shoqata UTSIAD kanë formalizuar marrëdhëniet e tyre si shoqata vëllazërore, duke ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm ndërmjet Republikës së Turkiye dhe Republikës së Kosovës, me qëllim kryesor nxitjen, koordinimin dhe realizimin e investimeve strategjike.

Në kuadër të këtij partneriteti, TUKIAD do të ketë rolin kryesues në të gjitha takimet zyrtare, si dhe përgjegjësinë për koordinimin dhe menaxhimin e investimeve në tre shtete të Ballkanit: Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.

Gjatë këtij bashkëpunimi patëm mundësinë të zhvillojmë takime me bizneset më të fuqishme të Turkiye dhe më gjerë, ku u evidentuan edhe tre interesa konkrete dhe serioze për investime në Republikën e Kosovës, duke hapur perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal.

Shprehim bindjen e plotë se ky partneritet do të sjellë rezultate konkrete, afatgjata dhe të qëndrueshme për të dyja palët dhe për rajonin në tërësi.

Ju lusë të gjithë interesurait për investime dhe për bashkëpunim të lajmrohen në shoqatën tonë TUKIAD apo për mes mjeteve socijale

Me respektë

Kryetari i TUKIAD

Ragip Cesko