KRYETARI LATIFI,MBAJTI TAKIMIN E PARË PËR VITIN 2024, ME PUNËTORËT SHËNDETËSOR

                  Sot, me bashkëpunëtorë, zhvilluam takim dhe bashkëbisedim me personelin shëndetësor të komunës sonë.

Me punëtorët shëndetësorë, diskutuam për gjendjen e përgjithshme të shëndetësisë në komunën tonë, ekipin mobil të kujdesit shtëpiak, shërbimet pediatrike, shërbimet gjinekologjike, stomatologjike, laboratorët, gjendjen aktuale të furnizimeve me barna esenciale, reagensë, materiale e pajisje të reja shëndetësore dhe format e tjera të përkrahjes së QKMF-së, rrjetit të QMF-ve dhe AMF-ve, po ashtu, për mundësitë e rritjes në vazhdimësi të cilësisë së shërbimeve dhe diskutuam për investimet kapitale që po bëhen dhe ato që planifikojmë t‘i bëjmë në sektorin e shëndetësisë për vitin 2024.

Mirënjohës dhe falënderues për shërbimin dhe angazhimin e tyre për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Rahovecit!

Së bashku, jemi në përpjekje të vazhdueshme për shtimin e shërbimeve të tjera dhe për rritjen e vazhdueshme të cilësisë së tyre.

Shëndetësia është një prej sektorëve kryesorë në fokusin tonë Marrë nga FB./wwww.QendraPress.com/