Kryetari Mytaher Haskuka viziton punimet në ndërtimin e 30 shtëpive pika jashtë

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaçi, sot vizituan shtëpitë e ndërtuara nga kjo drejtori për përfituesit e thirrjes publike të kësaj drejtorie për “Ndërtimin e 30 shtëpive të formës – Pika Jashtë”.Me këtë rast kryetari Haskuka dhe drejtori Thaçi i vizituan këto ndërtime në Gorozhubë dhe Planejë, ku nga afër edhe i kontaktuan familjarët të cilët kanë shprehë edhe falënderime të shumta për këtëo ndihma. Kryetari Haskuka tha se sot jemi këtu për të pa nga afër të gjithë punimet që po kryhen nga komuna e ndihma për sigurimin e banimit ne si komuna i kemi disa projekte.  Islam Thaçi më këtë rast tha se interesimi i shumë familjeve është i madh për ndërtimin dhe sigurimin strehës mbi kokë, por në kemi një komision profesional dhe ata i bëjë të gjithë vlerësimet e konkrete, Kështu ky projekt që sot po e vizatojmë ka koston prej393 mijë e 171 euro, kurse pos kësaj sot përfundon edhe thirrja publike për projektin e këtij viti, Derisa pastaj në kemi edhe projekt për kulme renovime të banjave si dhe projekt të përbashkët me Shoqatën ‘’Jetimat e Ballkanit’’ Inserte Derisa kryefamiljarja Mehrije Tejeci nga Gorozhubi ka falënderuar kryetarin dhe drejtorinë për ndihmën që po i jep këtyre familjeve sepse ajo tha është familja pesë anëtarësh dhe burri e ka të sëmuar nga zemra . Ky është njëra nga projektet që kishin konkurruar 187 familje por komisioni sipas kritereve ka përzgjedhur këto familje u tha ai. Kurse ai ne  faqen e tij  fb  ka bërë  publike ‘’ 𝑴𝒆 𝒔𝒉𝒖𝒎𝒆̈ 𝒑𝒓𝒐𝒋𝒆𝒌𝒕𝒆, 𝒔𝒊 𝒂𝒔𝒏𝒋𝒆̈𝒉𝒆𝒓𝒆̈ 𝒎𝒆̈ 𝒑𝒂𝒓𝒆̈, 𝒑𝒓𝒂𝒏𝒆̈ 𝒓𝒓𝒆𝒕𝒉 𝟔𝟎𝟎 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒆𝒗e

Sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi kemi vizituar familjet përfituese të projektit “Ndërtimi i 30 shtëpive të formës – Pika Jashtë 2020”. Këtë projekt kemi filluar për herë të parë në vitin 2018, ku para mandatit tonë, familjeve iu janë dhënë vetëm materialet ndërtimore, të cilët në shumë raste nuk kanë arritur që t’i ndërtojnë këto shtëpi.

Duke e parë këtë gjendje, kemi rritur mbështetjen dhe në vend se të japim materiale ndërtimore kemi vendosur që t’ua ndërtojmë shtëpitë në hapësirë rreth 80m2 për familje në lagje dhe fshatra të ndryshme, që jetojnë në kushte të vështira të banimit.

Në 3 vitet e para kemi ndërtuar 80 shtëpi nga ky projekt, ndërkaq edhe sivjet do të fillojmë ndërtimin e 30 shtëpive të tjera, pas përfundimit të procedurave vlerësuese të thirrjes publike.

𝙉𝙙𝙚̈𝙧𝙩𝙞𝙢𝙞 𝙞 𝙨𝙝𝙩𝙚̈𝙥𝙞𝙫𝙚 (𝙈𝙚 𝘾̧𝙚𝙡𝙚̈𝙨𝙖 𝙣𝙚̈ 𝙙𝙤𝙧𝙚̈): 𝟳𝟬

Përveç kësaj, për herë të parë kemi lidhur edhe marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 50 shtëpive në formën “Çelësa në dorë”, ndërkaq me këtë projekt sivjet do t’i gëzojmë edhe 20 familje të tjera në nevojë.

Pra me gjithë këto projekte, gjatë 4 viteve të mandatit do të arrijmë të ndërtojmë së paku 180 shtëpi.

𝙈𝙚𝙧𝙚𝙢𝙚𝙩𝙞𝙢𝙞 𝙞 𝙨𝙝𝙩𝙚̈𝙥i𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙞 𝙠𝙪𝙡𝙢𝙚𝙫𝙚

Po ashtu më lejoni t’ju njoftoj se këto nuk janë të vetmet projekte që i kemi realizuar për përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë. Me dy projekte të tjera të DPMS-së, ato të renovimit të shtëpive dhe meremetimit të kulmeve kemi arritur që t’i rregullojmë dyert, dritaret, sanitaritë dhe kulmet e 196 shtëpive, ndërkaq sivjet do të vazhdojmë që t’i realizojmë këto punime edhe për rreth 80 shtëpi të familjeve që kanë probleme të banimit.

𝙈𝙖𝙩𝙚𝙧𝙞𝙖𝙡 𝙣𝙙𝙚̈𝙧𝙩𝙞𝙢𝙤𝙧 𝙣𝙜𝙖 𝙕𝙆𝙆: 𝟭𝟯𝟰

Përveç tyre edhe nëpërmjet Zyrës për Komunitete dhe Kthim, kemi ndarë materiale ndërtimore për 94 familje të komuniteteve, ndërkaq sivjet do të kemi edhe rreth 40 familje të tjera përfituese nga ky projekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *