Kryetari ,nënkryetari, kryesuesja dhe kuvendar të komunës së Prizrenit vizituan Bashkësinë Islame dhe uruan ditën e parë të Ramazanit.
Sot në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, kryesuesja Antigona Bytyçi, të gjithë drejtorët e ekzekutivit pastaj kuvendarë të kuvendit , kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame ku janë pritur nga Kryetari Besim ef Berisha, kryemami Orhan Bislimaj, dhe zyrtarin për shërbime fetare, z. Erol Raka , dhe stafi tjetër i Këshillit, me këtë rast fillimisht kryetari Totaj uroi fillimin këtij muaji të sakrificës dhe dashurisë njerëzore e pastaj edhe të gjithë të paanshmit e tjerë. Me rastin e hyrjes së Muajit të Madhërishëm të Ramazanit Kryetari Totaj e uroi kryetarin Berisha, kryeimamin Bislimaj, stafin e Bashkësisë Islame, imamët, mualimet e muezinët si dhe të gjithë besimtarët islamë të komunës së Prizrenit, duke i dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranueshëm te Zoti. Pas kësaj kryetari Totaj tha se sot ishim me një respekt e kënaqësi të urojmë ditën e parë muajit të shenjtë të Ramazanit. Kurse kryetari i KBI Besim ef Berisha tha se sot na nderoi kryetari Totaj, pastaj nënkryetari kryesuesja drejtorët dhe kuvendarë, Ky është një rast i veçantë dhe kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në 20 vitet fundit ,Andaj dua të falënderojë veçanërisht dhe të urojmë një fillim të mbarë të këtij muajit të shenjtë të Ramazanit. Po kështu ua tha se gjatë këtij takimi janë dokorduar të kenë një bashkëpunim edhe më të mirë në interes të përbashkët e po kështu edhe me Bashkësinë Islame.