Kryetari Shaqir Totaj, dhe drejtori ,Çelë Lamaj,falënderohen për kontributin e dhënë!

Kryetari i Këshillit Lokal të fshatrave Gjonaj dhe Tupec, Herolind Osmanollaj, dje ne faqen e tij të fb njoftoi dhe falënderoi per investimet komunale që po bëhen në Has, saktësisht në Gjonaj. Ai shkruan .’’Sot, filluan punimet në asfaltimin e shtresës së dytë në ‘’Mëhallën e Epërme’’, ku po punohet me një intensitet të lartë në rregullimin e infrastrukturës.
Në emër të Këshilli Lokal i Fshatrave Gjonaj dhe Tupec, e falënderojmë Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, si dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, z. Çelë Lamaj, për kontributin e dhënë!’’.Mirëpo sot Drejti i shërbimeve publike z. Lamaj njofton se ‘’Vazhdojmë me projekte të reja për vitin 2025. Në kuadër të investimeve të vazhdueshme infrastrukturore nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, dje u asfaltua rruga nga xhamia deri tek ambulanca në fshatin Gjonaj.
Me një gjatësi prej 1.200 metrash, kjo rrugë tashmë ofron qasje më të lehtë dhe më të sigurt për banorët.’’ E këto projekte i ka bërë publike edhe kryetari Totaj, duke theksuar se janë mbi 100 projekte te realizuara më tepër nga premtimet zgjedhore qe kemi bërë. Këto janë realizuar falë angazhimit të drejtorëve në drejtoritë e tyre tha ai .Derisa shumë prizrenas tashmë pohojnë se ‘’Punëve të mira duhet thanë veç puna e mbarë ‘’ /QendraPress/
