Kryetari  Shaqir Totaj, ka mbajtur një takim  me përfaqësuesit e organizatave të bizneseve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mbajtur një takim sot me përfaqësuesit e organizatave të bizneseve që veprojnë në komunë për të diskutuar fenomenin e ngritjes së çmimeve në sektorin e hotelerisë, restoranteve, kafeterive dhe shërbimeve, përfshirë parkingjet, sidomos në pjesën historike të qytetit.Totaj theksoi rëndësinë e harmonizimit të veprimeve për të ruajtur reputacionin e qytetit gjatë sezonit të verës, kur Prizreni përjeton një fluks të madh vizitorësh.“Me dinamizmin e jetës kulturore, sidomos në sezonin e verës, kur ka shumë vizitorë në qytetin tonë, konsiderojmë se veprimet duhet bashkërisht të harmonizohen me qëllim të ruajtjes së reputacionit të qytetit të PrizrenitTotaj paralajmëroi se loja me çmime në afat të gjatë kohor nuk sjell përfitime dhe se inspektorët komunalë do të monitorojnë situatën.“Të gjitha veprimet do të monitorohen nga inspektorët komunalë dhe publikimi i çmimeve të shërbimeve në vende të dukshme është i domosdoshëm për të siguruar transparencë e për t’i shmangur keqkuptimet apo abuzimet që mund të ndodhin”, deklaroi ai.I pari i Prizrenit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve për të siguruar që rritjet e çmimeve të jenë të arsyeshme dhe të përputhshme me nivelin e shërbimit të ofruar, pasi rritja e çmimeve mund të ndikojë negativisht në përvojën e vizitorëve dhe imazhin e qytetit.“Kjo është një çështje e rëndësishme për të siguruar që rritjet e çmimeve janë të arsyeshme dhe të përputhshme me nivelin e shërbimit që ofrohet, pasi rritja e çmimeve në sektorin e hotelerisë dhe të parkingjeve, sidomos në zonën historike, mund të ndikojë negativisht në përvojën e vizitorëve dhe në imazhin e qytetit,” u shpreh Totaj