Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sonte në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në skena të hapura, “PrizrenFest”,
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2023/07/358091352_659250386234619_4236264496758865222_n-1024x680.jpg)
Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sonte në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në skena të hapura, “PrizrenFest”, që u hap me shfaqjen Maidan Inferno – një bashkëpunim mes Ukrainës dhe Francës.
Ky festival plotëson mozaikun e festivaleve në Prizren, duke sjell shumë publik nga e gjithë bota e duke e futur kështu në hartën artistike qytetin tonë dhe Kosovën.
“Falënderoj trupën teatrore te Ukrainës, gjë që sonte e shfaqi shtetin e vet përtej artit e teatrit dhe u përcoll nga shumë media, 20 nga ta gazetarë ukrainas që aktualisht janë të strehuar në Kosovë dhe veprojnë këtu” – u shpreh ndër të tjera Kryetari Totaj. /www.qendrapress.com/