Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në konferencën për “Javën e bibliotekës në Kosovë”,

                     Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në konferencën për “Javën e bibliotekës në Kosovë”, edicionin e XX-të të saj, me titullin “Biblioteka dhe shërbimi i referencave.

“Kjo javë është e një rëndësie të veçantë, pasi rikujtohet vlera e bibliotekës si një burim i informacionit dhe ndërlidhjes së mënyrës tradicionale të të lexuarit me mënyrën moderne. Biblioteka e Prizrenit tashmë gjendet në një lokacion më funksional, në qendër të qytetit, është në shërbim të vazhdueshëm të lexuesve dhe ka një koleksion të pasur të materialeve” – theksoi Kryetari Totaj.