Kryetari Shaqir Totaj, mori pjesë sot në tryezën me temën “Fuqizimi i bashkëpunimit ndër-institucional në promovimin e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë”,

     Kryetari Shaqir Totaj, mori pjesë sot në tryezën me temën “Fuqizimi i bashkëpunimit ndër-institucional në promovimin e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë”,

të organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, me përkrahje nga OSBE-ja, që synon të shpalos rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve në përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë në shoqërinë tonë.

Ky aktivitet ka për qëllim të nxjerrë rekomandime konkrete dhe hapa të mundshëm për ta forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin mes institucioneve, duke promovuar vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Në këtë ngjarje, morën pjesë përfaqësues të ndryshëm të institucioneve qeveritare, shoqërisë civile dhe ekspertë të fushës, me ç’rast diskutimet u përqendruan në identifikimin e sfidave dhe mundësive për bashkëpunim më të mirë ndër-institucional, për ta garantuar respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe për ta përmirësuar cilësinë e qeverisjes.