Kryetari Shaqir Totaj priti drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Pejë,

Kryetari Shaqir Totaj priti drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Pejë, Jeton Mehmetaj, me delegacionin e përbërë nga Teuta Zogjani – udhëheqëse e divizionit të inzhinjeringut, Aida Aliu – zyra ligjore DQ – Shërbimi Korrektues i Kosovës, Zenun Sadikaj – kryetar i sindikatës së SHKK-së, Arsim Sherifi – divizioni i inzhinjeringut dhe Shaban Kamberaj – drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Kërkesa e tyre ishte nevoja e hapësirës për ndërtimin e një objekti për Shërbimin Korrektues në Prizren.

Ndërsa, Kryetari Totaj u zotua se do të gjenden mënyra për ta ndihmuar realizimin e këtij projekti.