Kryetari Shaqir Totaj priti përfaqësuesit e Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë.

Kryetari Shaqir Totaj priti përfaqësuesit e Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, me ç’rast diskutuan për rëndësinë e përfaqësimit të qytetarëve në sistemin shëndetësor, fuqizimin e zërit të pacientëve dhe rolin e Këshillit të Pacientëve si mekanizëm kyç për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Komunën e Prizrenit.
Gjatë bisedës Kryetari Totaj shprehu gatishmërinë për të dhënë kontribut konkret në këtë drejtim, përmes bashkëpunimit me shoqërinë civile, me qëllim të ndërtimit të një sistemi shëndetësor më të hapur, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt nevojave të qytetarëve.