Kryetari Shaqir Totaj priti sot disa maturantë të IAAP “Ymer Prizreni”,

Kryetari Shaqir Totaj priti sot disa maturantë të IAAP “Ymer Prizreni”,të shoqëruar nga profesoreshat e tyre, në kuadër të aktiviteteve të tyre për shënimin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Me këtë rast Kryetari Totaj i njoftoi të rinjtë me punën, përgjegjësitë dhe rolin e institucioneve lokale në shërbim të qytetarëve si dhe me rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në proceset vendimmarrëse. Gjithashtu, Kryetari i inkurajoi që të jenë të angazhuar në jetën qytetare dhe të kontribuojnë me ide, energji e përgjegjësi në ndërtimin e së ardhmes së vendit tonë./QendraPres/