Kryetari Shaqir Totaj priti sot drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
Kryetari Shaqir Totaj priti sot drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Driton Hetemi dhe udhëheqësen e Njësisë së Sektorit Publik të FKKE-së, Njomza Maraj, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për magazinimin e përkohshëm të mbetjeve të asbestit në disa vende të caktuara, sipas rregulloreve të MESPI-së për projektet e FKEE-së në Komunën e Prizrenit.
“Do të mundohemi ta bëjmë një zgjidhje në lidhje me këtë çështje dhe së bashku me FKEE-në jemi të përkushtuar për ta siguruar mirëqenien e komunitetit përmes menaxhimit të duhur të mbetjeve dhe mbrojtjes së mjedisit” – u shpreh Kryetari Totaj.