Kryetari Shaqir Totaj, priti sot kryetaren e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Neime Binaku Isufi me bashkëpunëtorë.
Kryetari Shaqir Totaj priti sot kryetaren e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Neime Binaku Isufi me bashkëpunëtorë, kryetaren e OSHP-së, Vjosa Gradinaj Mexhuani dhe kryetarin e KRPP-së, Osman Vishaj, ku, biseduan për bashkëpunimin ndërinstitucional me temën ‘Marrëveshjet e fshehta në prokurimin publik’.Me këtë rast u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes Komunës së Prizrenit dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës që ka të bëj me çështjet që mund ta shtrembërojnë konkurrencën e tregut në Republikën e Kosovës. Është inkurajuese energjia pozitive që dominoi në këtë mbledhje.