Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e organizatës “Caritas Kosova” – Regjioni i Prizrenit
Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e organizatës “Caritas Kosova” – Regjioni i Prizrenit, të cilët po bëjnë hapa para për përfshirjen dhe qasjen e personave me aftësi të kufizuara në internet përmes projektit novator “Aktiv”, i cili është përqendruar në ridizajnimin e faqeve të internetit për t’iu përgjigjur nevojave të personave me aftësi të kufizuara.
Kjo iniciativë e re, që praktikohet në shumë vende të zhvilluara botërore, synon të sigurojë që informacioni dhe burimet e tij të jenë lehtësisht të qasshme për të gjithë, për të cilën gjë Komuna e Prizrenit mbetet e përkushtuar./www.QendraPress.com/