Kryetari Shaqir Totaj priti zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, për të diskutuar rreth procesit të ndërtimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.

             Kryetari Shaqir Totaj priti zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nazmi Gashi dhe Vllaznim Maloku, si dhe zyrtarin e agjencisë zvicerane “Sviss-Contact”, Lulzim Krasniqi, për të diskutuar rreth procesit të ndërtimit të teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.

Me këtë rast u theksua rëndësia e këtij projekti për zhvillimin turistik , që e bën Kalanë e qytetit më të qasshme për të gjithë.

Ky projekt po realizohet si pjesë e marrëveshjes tripalëshe të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, MMPHI-së dhe “Sviss-Contact”.