Kryetari Shaqir Totaj viziton punimet e turizmit kulturor në /Arbëri/ ish Leskovec.
Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me ish Komandantin e UÇK-së, Xhemshit Krasniqi, vizituan këtë lokacion gjatë ndërtimit të pikës turistike – Memorialit i cili mbanë simbolet më të rëndësishme të luftës së lavdishme të UÇK-së.
Ky lokalitet, do të jetë vend ku do të përkujtohet trimëria e vajzave dhe djemve tanë si dhe do të jetë një destinacion i këndshëm turistik. Kryetari Totaj, u shprehë se UÇK-ja është lavdia e këtij vendi dhe se përkujtimi i kësaj lavdie është obligim i nëndaj brezave ./ www.QendraPress.com/