Kryetari Shaqir Totaj zhvilloi sot bashkëbisedim me të rinj prizrenas.

                 Kryetari Shaqir Totaj zhvilloi sot bashkëbisedim me të rinj prizrenas, me ç’rast u shënua edhe përmbyllja e projektit “Aktivizmi i të rinjve përmes mundësive të reja”, të zbatuar nga organizata “YES”, përkrahur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Mbështetja e të rinjve dhe krijimi i mundësive të reja për ta mbetet një nga prioritetet tona kryesore, me qëllim nxitjen e zhvillimit të tyre personal dhe profesional” – u shpreh Kryetari Totaj.