Kryetari Totaj dhe ambasadori hungarez në Kosovë sot, nisën bashkëbisedime ekonomike, por edhe në sfera universitare
Kryetari i Prizrenit,i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,sot ka pritur , Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze, në Shtëpinë e Bardhë bashkë me stafin tij. Pas takimit i pari i komës Shaqir Totaj tha se sot para nderin ta pres ambasadorin e Hungarisë në Kosovë,e ku me këtë rast bashkërisht kemi bashkëbiseduar me theks të veçante për zhvillimet ekonomike, por para së të bëjë këto zhvillime kemi biseduar që të shohim mundësinë e binjakëzimit të komunës tonë me ndonjë të Hungarisë e mbi ta gjitha të fillojmë bashkëpunimin e Universiteteve të Prizrenit me ndonjë nga ato të Hungarisë dhe pastaj vazhdoi. Pasi Hungaria këtu ka edhe një konsull nderi besojmë se përmes atij të shtojmë bashkëpunimin tonë tha kryetari Totaj Edhe Ambasadori i Hungarisë tha se isha i mirëpritur nga kryetari iu komunës dhe kjo më gëzoi pamasë, Po ashtu nga sot, filluam një nisme ekonomike me qytet e Kosovës. Kemi bashkëpunim të mire me Komunën e Prizrenit, qytetin tim të preferuar dhe duam të krijojmë një lidhje bashkëpunimi me bizneset e Prizrenit dhe pastaj vazhdoi. Në pyetjen tonë se si do të shihet mundësia e rritjes së këtij bashkëpunimi pasi shumë afaristë furrtarë sidomos tashme veprojnë në Hungari ai tha’’ Jo vetëm bukëpjekësit por duhet ta zgjerojmë bashkëpunimin në shume fusha. Ju e dini qe ne kemi hapur dhe konsullatë në Prizren dhe mendojmë që ta zgjerojmë bashkëpunimin, bazuar edhe ne atë qe 75 studente kosovar studiojnë ne Hungari dhe duhet ta rrisim këtë numër. Pastaj ka folur edhe për raportin e Hungarisë më serbin duke u fokusuar lidhur me Vojvodinën dhe popullin hungarezë që jetojnë aty.