Kryetari Totaj dhe drejtoresha Bytyçi, përuruan fillimin dytë të kursit të Filigranit në Prizren
Zeja e Filigranit dhe qyteti i Prizrenit kanë një lidhshmëri shekullore, pasi që zeja e filigranit si shtëpi të vetën burimore e konsideron pikërisht Prizrenin si dhe mjeshtrit e punimeve e të njohur anekënd botës sa i parkete fijeve të filigranit dhe zejes artistike të argjendit. Sot kryetari i komës së Prizrenit Shaqir Totaj i bashkëshoqëruar edhe nga drejtoresha e turizmit Lirije Bytyqi, ishin në ceremoninë e organizuar ne filigran për të përgëzuar grupin e dytë të kursistëve që duan të njohin nga afër filozofinë e kësaj zeje sa të vjetër aq të bukur e artistike. Kryetari Totaj sot tha se kjo zeje e dhe trashëgëmia shekullore janë si dëshmi se zeja e filigranit nga këtë mjeshtër e po vazhdon të mësohet tha i pari i komunës z Totaj. Drejtoresha lirie Bytyqi së pari përgëzoi kryetarin për përkrahjen e pastaj edhe grupin e mjeshtreve të filigranit si dhe vete kursistë që i janë bashkangjitur 0këtij kursi, e ku të gjithë këta pastaj certifikohen dhe mund ët punojnë apo edhe hapin vete lokale e zeje Mjeshtri i filigranit Bashkim Tejeci ka falënderuar kryetarin dhe drejtoreshë dhe me këtë rast tha se pasi jemi në vendburimi i kësaj zeje assesi nuk do ta lënë të vdesë kjo zeje, por as nuk do ta lëmë atakimin që po bëhet nga forma industriale.Se pse kjo zeje ka imagjinatën e të rinjve më së miri e tregon Dr. Blerta Shantiri, dentiste por që kjo zeje e ka nxitur që të vije të mësojë edhe magjinë e fijeve të argjendit dhe që kjo zeje të jete dashur edhe për profesionet siç është kjo dentiste Kursi do të vazhdojë për tetë muaj dhe pas kësaj ata certifikohen për zejen e përmendur, Kurse duhet than se kishte edhe kursistë që vullnetarisht vazhdojnë edhe pas kryerjes së grupit të parë tash kanë ardhur edhe njëherë për të vazhduar këtë zanat