Kryetari Totaj duke prezantuar drejtorët tha, jemi si një ekip i vetëm
Kryetari i komunës Shaqir Totaj, sot, pas mbledhjes së parë më 11 drejtorë aq sa ka emëruar dje ,sot ka takuar ata dhe pas këtij takimi ka mbajtur një konferencë për media. Me këtë rast kryetari Totaj, para medieve e kështu duke u prezantuar para medieve edhe para qytetarëve të Prizrenit ka folur për këta drejtorë dhe tha se tashmë jemi dakorduar që Bashkërisht të jemi në shërbim të qytetarëve pa asnjë dallim se i cilës parti është drejtori, sepse këtu jemi të gjithë të barabartë dhe të gjithë këta jenë drejtor të komunës së Prizrenit dhe jashtë kësaj ndërtese ata nuk kanë nevojë të kenë shefa tjerë. Përderisa sa i përket emërimit të dy drejtorive tjera tha se jemi në konsultë dhe besojë se njëra nga drejtoritë gjithsesi do të i takojë PDK-së. Pastaj ka folur edhe për mundësinë e krijimit të kushteve dhe performancës sa më të mirë, Duke potencuar se korrupsioni dhe atakimi me ligjin nuk do të lejohen në asnjë mënyrë.Po kështu i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve duke theksuar se ky ekip sipas kryetarit Totaj është ekip profesional, kurse ai ka folur edhe largimin e një kuvendari nga PDK-ja , por tha besojmë se ata do të kthehen aty ku ishin.