Kryetari Totaj dyshon se veprimi i Ministrisë së Financave mund të çrregullojë  funksionimin e buxheteve komunale.

             Kryetari i komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj  shprehë dyshim se veprimi i Ministrisë së Financave mund të çrregullojë  funksionimin e buxheteve komunale.Lidhur me këtë kryetari Totaj sot, ka shkruar  ‘’ Përkundër faktit se buxheti i vitit 2026 është aprovuar nga Qeveria dhe dekretuar nga Presidenca, edhe pse jemi në mes të muajit mars, komunat akoma nuk e kanë në dispozicion për shfrytëzim!

Dyshohet se Ministria e Financave i ka të ndara në pritje për ekzekutim të pagesave përmbarimore nga buxheti i komunave një vlerë të përafërt rreth 100 milion euro!

Kjo mënyrë e të vepruarit nga ana e Ministrisë do të ketë për pasojë çrregullimin e funksionimit të buxheteve komunale.’’ shkruan kryetari Totaj . Kurse  dihet mirëfilli se vitin që shkoi komunës së Prizrenit  përmbaruesit i kanë marrë miliona të konisderuara./QendraPress/