Kryetari Totaj e nënkryetari Gashi, shijuan çaj në lagjen’’Kurilla’ pas iftarit
Sipas traditës, pas Iftarit shijuam nga një çaj në lagjen Kurilla, bashkë me nënkryetarin Kujtim Gashi, asambleisten Ymrane Fusha dhe me bashkëpunëtor. Në njërën ndër çajtoret e lagjes kaluam mbrëmje të hareshme e plot biseda të këndshme me banorët.
‘’Kurilla’’ është vatër e bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme, është lagje e talentëve të mëdhenjë si Vedat Muriqi, i qytetarëve të devotshëm dhe i njerëzve të mirë, kurse atmosfera në muajin e shenjtë të Ramazanit e bënë këtë lagje akoma më të veçantë e të mrekullueshme.
Të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit ju urojmë agjërim të lehtë në ditët e mbetura të Ramazanit./qendrapress.com/