Kryetari Totaj fillon dëgjimet publike për buxhetin 2025
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nisur seriën e dëgjimeve publike për hartimin e buxhetit të vitit 2025 me një vizitë në fshatin Reqan të Zhupës dhe Korishë.
Qëllimi i këtyre dëgjimeve ishte të informonin banorët për projektet e planifikuara për këto rajone dhe të pranojnë kërkesat e tyre për përfshirje në buxhetin e vitit 2025, si dhe në planifikimet afatgjata për vitet 2026 dhe 2027.“Ky angazhim rrit transparencën dhe pjesëmarrjen e komunitetit në procesin e hartimit të buxhetit, duke siguruar që nevojat e tyre të adresohen në mënyrë efektive dhe transparente për të ardhmen e komunës së tyre”, njofton Komuna e Prizrenit