Kryetari Totaj  me rastin e  testit shtetëror te maturës, ka një  porosi për maturantët ;Rrini në Kosovë  mos  ikni nga  këtu

 Sot, si në gjithë Kosovën edhe në komunën e Prizrenit është mbajtur testi shtetëror i maturës , ku me këtë rast për media në gjimnazin ‘Gjon Buzuku’ ishte kryetari Totaj dhe drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj dhe stafi i kësaj drejtorie si dhe drejtoresha e gjimnazit, këtë rast kryetari Totaj , tha se kam një urim dhe mbarësi në këtë test dhe me këtë rast kamë një mesazh për këta që po e kryejnë këtë test mature, të mos shohin mundësi veç me ik nga Kosova , por të studiojnë drejtime të së ardhmes dhe të qëndrojnë në Kosovë, Sepse  ky është vendi  ynë porositi ai  . Drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj tha s e so që nga fillimi i këtij testi kemi informacione se çdo gjë po shkon mirë mbarë, testit i nënshtrohen 2,181 maturantë, në 184 paralele nga këtë 1923 maturantë janë shqiptar 172 janë boshnjakë dhe në gjuhën turke janë 120 maturantë. Teste janë mbajtur në 17 qendra dhe gjithmonë ka pasur rezultate te mira Prizreni e besohet se edhe kësaj radhe ashtu do të jetë.